
Një nga zonat me më pak investime në njësinë administrative Postribë është Fshati i Ri ku prej vitesh mungojnë investimet për ofrimin e shërbimeve minimale për banorët atje.
Rruga e amortizuar është një nga problemet më kryesore për ta pasi edhe në ditë me diell detyrohen të ecin mes baltës dhe gropave me ujë.
Në zgjedhjet e 6 marsit, duket se nuk do të marrin pjesë për shkak të pakënaqësive që kanë më pushtetin lokal që lidhet edhe me mungesën e investimeve në këto 30 vite.
Në Fshat të Ri jetojnë me dhjetëra familje të ardhura edhe nga zonat malore në kërkim të një jete më të mirë, por ajo çfarë kanë gjetur në këtë zonë i ka lënë për të dëshiruar për shkak të gjendjes në të cilën ndodhen rrugët apo edhe rrjeti i ujësjellësit. Shpesh herë këta banorë i kanë kërkuar investime bashkisë Shkodër por në 30 vite kërkesat kanë rënë në vesh të shurdhër.






