
Rreth 200 jetime të njësisë Postribë u bënë pjesë e një iftari në kuadër të muajit të madhërueshëm të Ramazanit. Iftari u mundësuar nga fondacioni “Mirësia” dhe “Yetim Vakfi” nga Turqia në bashkëpunim me Myftininë Shkodër. Ervil Kuçi, përgjegjës pranë Myftinisë Shkodër shprehet se ky iftar në këtë muaj të madhërueshëm të Ramazanit për rreth 200 jetimë të Postribës është një mesazh për t’ju gjendur pranë këtyre shtresave.
Korab Kaja, drejtor i fondacionit “Mirësia” në Shqipëri thotë se iftaret përgjatë muajit të madhërueshëm të Ramazanit për shtresat në nevojë janë një oblig për të gjithë ata që kanë mundësi ta bëjnë.
Edhe në ditët e ardhshme gjatë këtyre ditëve të Ramazanit Myftinia Shkodër dhe organizata të ndryshme do vijojnë të jenë në ndihmë të familjeve të varfra të cilat vitet e fundit kanë ardhur duke u shtuar.