Pavarësisht mbifaturimeve të energjisë elektrike, banorët e njësisë administrative Postribë kanë filluar të bëjnë pagesat pranë operatorit.

Sipas banorëve, një fenomen i tillë është hera e parë që ndodh, ndërsa nëse përsëritet, shumat e mëdha e kanë të pamundur t’i paguajnë. Njësia administrative Postribë nga ana tjetër ka mbështetur banorët për ankimimin e faturave të muajve nëntor dhe dhjetor të 2016-s. Ky fenomen ka sjellë fluks qytetarësh gjatë gjithë muajit janar në zyrat e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë elektrike në qytetin e Shkodrës. Një ditë më parë edhe administratori i OSHEE-së ftoi banorët që të bëjnë ankimimet në çdo rast që mendojnë se janë faturuar në mënyrë të padrejtë.