Në fshatin Postribë, si shkak i mungesës së investimeve nuk është ndërhyrë prej shumë vitesh në përmirësimin e rrjetit elektrik. Pavarësisht disa ndërhyrjeve të bëra vitet e fundit për shtrimin e disa kabllove elektrike situata vazhdon të mbetet e njëjtë. Banorë të zonës gjykojnë se kjo situatë vështirëson jetën e tyre pasi energjia elektrike që mbërrin në banesa nuk është e qëndrueshme.

Gjatë stinës së dimrit, reshjet e shiut bëjnë që të ketë shkëputje të energjisë elektrike duke lënë në errsirë banorë të shumtë. Një situatë e tillë paraqitet edhe gjatë verës, ku për shkak të ngarkesës ndërpritet shpesh herë energjia.

Ky problem duket se nuk është marrë në konsideratë nga institucionet përgjegjëse të cilët lënë banorët e fshatit Postribë në mëshirë të fatit dhe kujtohen për to vetëm kur duhet të paguajnë faturat e energjisë elektrike.

Artikulli paraprakSTAR TREND – 23.07.2019
Artikulli tjetërPREFEKTI MILLJA: ABUZIM ME HAPËSIRAT PUBLIKE NË VELIPOJË