Me rastin e muajit të Ramazanit Myftinia Shkodër dhe Shoqata Bamirëse “Vatan” në Zvicër, kanë shpërndarë 50 pako me ndihma ushqimore për banorët e fshatit Omaraj në Postribë. I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, i cili shprehu mirënjohje për dhuruesit.

Banorët e Omarajve në Postribë jetojnë thuajse të izoluar për shkak të mungesës së rrugës së shtruar dhe një ure lidhëse me rrugën e fshatit Ura e Shtrenjtë, për të cilat Myftinia Shkodër bën një apel për qeverinë shqiptare dhe Bashkinë Shkodër, pasi gjendja e këtyre banorëve është jashtë çdo logjike urbane të vitit dhe shekullit në të cilin jetojmë.

Gjatë kësaj vizite në Omaraj, Myftiu vizitoi edhe xhaminë, e cila ka nevojë për disa riparime dhe mbi të gjitha për minaren dhe një objekt shtesë në shërbim të rinisë dhe besimtarëve atje.

 

Artikulli paraprakTONIGHT – 26.04.2022
Artikulli tjetërSHKODËR, ARBËRESHËT RIKTHEHEN ME VALLEN E FITORES