Kjo ishte deklarata e kryetares së bashkisë Shkodër Voltana Ademi e cila me datën 1 shkurt deklaroi se shumë shpejt ura e telit në fshatin Drisht do ti nënshtrohet rikonstruksionit. Ndërkohë pa kaluar 10 ditë bashkia ka nisur punën për riparimin e saj.

Punëtorët kanë filluar të heqin dërrasat e vjetra që ishin kalbur dhe po bëjnë zëvëndësimin e tyre me ato të reja me material pishe. Sipas përgjegjësit të punimeve ura do të jetë gati për banorët brenda 3-4 ditësh dhe sipas tij dërrasat me material pishë e stazhinuar mendohet të deri 7 vite jetëgjatësi

Edhe për banorët ky është një lajm i mirë, riparimi i urës për ta ishte shumë I domosdoshëm

Jeta e banorëve vihej në rrezik e sidomos e fëmijëve që shkojnë në shkollë pasi u duhet të kalonin përmes një ure e cila nuk ofronte asnjë siguri për ta. Janë me qindra banorë të disa fshatrave të cilët tani do ta kenë më të lehtë për tu lidhur me pjesën tjetër të njësisë administrative Postribë