Një plagosje e dyfishtë ka ndodhur në fshatin Fshati i Ri të Njësisë Rrethina në Shkodër. Dy vëllezërit Lad Gruda 34 vjeç dhe Ilir Gruda 41 vjeç mbetën të plagosur njëri me sende të forta dhe tjetri me armë zjarri. Sipas policisë vendore të Shkodrës 34 vjeçari Lad Gruda është dëmtuar me sende të forta ndërsa vëllai i tij Ilir Gruda me armë zjarri.

Të dy vëllezërit janë transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia menjëherë ka arritur që të identifikojë autorin e dyshuar të kësaj plagosjeje të ndodhur, shtetasin Xhevahir Fikaj. I dyshuari nuk është arrestuar ende nga policia dhe vijon puna për gjetjen e më pas kapjen e tij. Sipas policisë konflikti mes vëllezërve Gruda dhe Xhevahir Fikaj ka ndodhur për motive pronësie.

Menjëherë pas plagosjes në vendngjarje mbërritën forcat e policisë duke nisur kështu hetimet lidhur me këtë konflikt mes këtyre personave. Sipas burimeve fillimisht është goditur nga katër persona shtetasi Xhevahir Fikaj mes të cilëve edhe dy vëllezërit Gruda dhe më pas i është kundërpërgjigjur duke dëmtuar me sende të forta njëri si dhe duke plagosur me armë zjarri vëllain e tij.

Po sipas burimeve policore vëllezërit Gruda kanë patur një tokë të zonë forcërisht ndaj një personi që e kishte marrë me ligjin 7501. Atë tokë vëllezërit Gruda dyshohet se ia kanë shitur një tjetër personi pa dokumentacion. Tokën duke qenë se e ka patur afër shtëpisë ka shfaqur interes për ta blerë autori i dyshuar Xhevahir Fikaj dhe në këtë mënyrë ka gjetur akordin me personin që ia kishte blerë vëllezërve Gruda por edhe personin tjetër që ka patur certefikatën e pronësisë.

Po ashtu dyshohet se autori Fikaj ka biseduar edhe me familjen Gruda të cilët fillimisht i kanë thënë se nuk kanë ndonjë pretendim. Pasi ka bërë rrethimin konflikti ka lindur përsëri sepse vëllezërit Gruda dyshohet se i kanë thënë autorit të plagosjes se nuk e kanë shitur tërësisht atë sipërfaqe toke por një pjesë të saj. Pavarësisht pretendimeve që kanë të dy palet, policia vijon hetimet për ta zbardhur të plotë ngjarjen si dhe për të kapur autorin e dyshuar të plagosjes Xhevahir Fikaj.