Edhe pse te gjitha institucionet ne Shkoder po trumbetojne me te madhe rendesine qe turizmi ka per zhvillimin ekonomik te qytetit tone shumica prej tyre nuk bejne punen qe kane per detyre per te ia rregulluar atij imazhin.

Postriba eshte nje zone me vlera te medha turistike per shkak se ne te ndodhet Ura e Mesit nje objekt me vlera te rralla historike. Ne redaksine Star Plus Tv ka mberritur nje denoncim ne lidhje me mos pastrimin e koshave te mbeturinave ne qender te Postribes. Sipas qytetareve kjo zone eshte komplet e lene ne harrese duke u pastruar koshat vetm nje here ne 10 dite. Ne denoncimin e bere qytetaret thone se e njejta situate eshte perseritur edhe gjate stines se veres ku numri I turisteve ne kete zone ka qene I larte. Zona e Postribes eshte nen administrimin e Bashkise Shkoder e cila me justifikim se nuk merr fonde nga qeveria harron se shpenzimet per pastrimin e ketyre koshave jane minimale. Kjo nuk eshte hera e pare qe qytetaret bejne denoncime per mospastrim te kazaneve te mbeturinave jo vetem ne zonen e Postribes por ne te gjithe Shkodren.

Artikulli paraprakGJERMANI, PROCES I RI APLIKIMI PER VIZA
Artikulli tjetërKURBAN BAJRAMI, KMSH URON MBARË BESIMTARËT