Në shumë nga dyqanet në rrethinat e Shkodrës është rritur numri i qytetarëve të cilët blejnë me listë. Lista po shtohet pas rritjes së çmimeve së fundmi. Hava Çela është një pensioniste e cila ka një dyqan të vogël në fshatin Boks të njësis administrative Postribë. 70 vjeçarja tregon se rritja e çmimeve është bërë e papërballueshme pasi po dëmton të gjithë si bizneset edhe qytetarët.

Avenir Çelaj është një nga anëtarët e Këshillit Bashkiak të Shkodrës dhe njëkohësisht sipërmarrës i një dyqani në fashtin Boks të Postrribës. Çelaj tregon se blerja me listë ndodhë prej vitesh por kohët e fundit për shkak të rritjes së çmimeve është shtuar numri i këtyre personave. Ai shprehet se ka banorë të cilët janë borxh me milona lekë.

Blerja me lista është rritur ndjeshëm edhe në shumë nga dyqanet në qytetin e Shkodrës. Ekonomia e ulët dhe çmimet e larta të ushqimeve por jo vetëm i bën qytetarët të blejnë me lista.