Rrjeti I amortizuar elektrik në njësinë administrative Postribë shfaq herë pas here problematika. Administratori Altin Shabaj thotë për Star Plus se shtatë fshatra rrezikojnë të mbeten në errësirë pasi rrjeti elektrik I amortizuar nuk përballon as reshjet më të lehta të shiut. Shabaj shton se ky problem nuk ka marrë zgjidhje prej vitesh, pavarësisht kërkesave.

Administratori thotë se janë me qindra familje që çdo dimër jetojnë në kushte të vështira për shkak të mungesës së energjisë elektrike, madje ata janë taksapagues të rregullt por nuk marrin shërbimin bazë nga shteti.

Në më shumë se 30 vite, asnjë investim nuk është bërë nga institucionet përgjegjëse për riparimin e rrjetit elektrik në njësinë administrative Postribë, ndërkohë janë me qindra familje të cilat edhe këtë dimër duket se do ta kalojnë në errësirë të plotë të bindur se janë harruar nga shteti.