Kreu i Partisë Demokratike në Shkodër, Ardit Çylybyli, ka zhvilluar një takim me strukturat dhe anëtarësinë në njësinë administrative Postribë, duke theksuar rëndësinë e riorganizimit dhe forcimit të partisë në këtë zonë me traditë të spikatur demokratike.

Në një reagim publik, Çylybyli u shpreh se përmes bashkëpunimit me drejtuesit lokalë dhe përfaqësuesit politikë, PD ka arritur të dalë “faqebardhë” në këtë zonë, pas shumë betejash politike të zhvilluara ndër vite.

POSTIMI I PLOTË

Në Postribën qëndrestare, mes demokratëve me të cilët kemi zhvilluar beteja të shumta, e kemi arritur të dalim faqebardhë nga kjo zonë. Kënaqësi të prezantohesha përpara strukturave të kësaj njësie administrative së deputetin z.Bardh Spahia , z.Muhamet Uraj Kryetar grupseksioni dhe sekretarin politik z.Besnik Kastrati , e të bashkëbisedoja me anëtarësinë mbi riorganizimin e forcës tonë politike. Fokusi ynë janë zgjedhjet e brendshme në çdo nivel, përkujtimi i 2 Prillit, si dhe mobilizimi për protestën kombëtare të 17 Prillit në Tiranë. Partia Demokratike në Shkodër ka potencialin, energjinë dhe vendosmërinë për t’u ringritur më e fortë dhe më pranë qytetarëve. PD është familja jonë e madhe politike që na bashkon rreth vlerave, dhe mbetet alternativa e vetme e përfaqësimit dinjitoz të çdo shqiptari të ndershëm. Prandaj çdo garë, çdo përfaqësim, çdo rrugë e nisur, ka një mision, atë të shpëtimit të Shqipërisë nga kthetrat e krimit dhe korrupsionit! Faleminderit të gjithë strukturave për pjesëmarrjen, seriozitetin dhe përkushtimin. Bashkë, me përgjegjësi dhe vizion✌🏻

Artikulli paraprakME DY SHISHE UJË NË KUVEND, KOÇEKU SHPREH SHQETËSIMIN PËR NDOTJEN E DRINIT
Artikulli tjetërMINISTRI HOXHA: EVROPA ËSHTË NJË HISTORI ZGJERIMI, KOHA E SHQIPËRISË ËSHTË TANI