Autori i dyshuar i plagosjes së një ditë më parë të vëllëzërve Gruda, shtetasi Xhevahir Fikaj është vetëdorëzuar për policinë vendore të Shkodrës pas ngjarjes së ndodhur. 47 vjeçari Fikaj mësohet se pas negociatave me policinë ka pranuar që të vetëdorëzohet pas mesnatës rreth orës 1:30.

Nga ana e saj policia vendore e Shkodrës në njoftim thotë se shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër dhe strukturat hetimore, falë reagimit në kohë, veprimeve të shpejta dhe profesionale, krehjes së zonës bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë bërë të mundur që në orët e para të mëngjesit të sotëm të kapin dhe ndalojnë shtetasin Xhevahir Fikaj, 47 vjeç.

Në fakt sipas burimeve pranë 47 vjeçarit por edhe burime policore bëjnë të ditur se autori i dyshuar është vetëdorëzuar. Xhevahir Fikaj është i dyshuar si autor i plagosjes me sende të forta të shtetasit Lad Gruda dhe plagosjes me armë zjarri të vëllait të tij Ilir Gruda, që të dy të plagosurit jashtë rrezikut për jetën. Policia ka konfirmua se konflikti mes këtyre personave një ditë më parë ndodhi për motive pronësie.

Sipas burimeve fillimisht është goditur nga katër persona shtetasi Xhevahir Fikaj mes të cilëve edhe dy vëllezërit Gruda. Fikaj i është kundërpërgjigjur duke dëmtuar me sende të forta Lad Grudën si dhe duke plagosur me armë zjarri vëllain e tij Ilir Gruda. Po sipas burimeve policore vëllezërit Gruda kanë patur një tokë të zonë forcërisht ndaj një personi që e kishte marrë me ligjin 7501.

Atë tokë vëllezërit Gruda dyshohet se ia kanë shitur një tjetër personi pa dokumentacion. Tokën duke qenë se e ka patur afër shtëpisë ka shfaqur interes për ta blerë autori i dyshuar Xhevahir Fikaj dhe në këtë mënyrë ka gjetur akordin me personin që ia kishte blerë vëllezërve Gruda por edhe personin tjetër që ka patur certefikatën e pronësisë.

Po ashtu dyshohet se autori Fikaj ka biseduar edhe me familjen Gruda të cilët fillimisht i kanë thënë se nuk kanë ndonjë pretendim. Pasi ka bërë rrethimin konflikti ka lindur përsëri sepse vëllezërit Gruda dyshohet se i kanë thënë autorit të plagosjes se nuk e kanë shitur tërësisht atë sipërfaqe toke por një pjesë të saj. Pavarësisht pretendimeve që kanë të dy palet, policia vijon hetimet për ta zbardhur të plotë ngjarjen.

Artikulli paraprakKREU I TË PËRNDJEKURVE: EDHE NË PD DEPUTETË KOMUNISTË
Artikulli tjetërFOTO/ ZJARRI NË SPITALIN NË TETOVË, KJO ËSHTË VIKTIMA MË E RE QË HUMBI JETËN MES FLAKËVE. KUJDESEJ PËR NËNËN ME COVID