Kandidati i PD në qarkun e Lezhës, Mark Marku bën me dije se është infektuar nga COVID-19. Marku thotë se bëri tamponin tre ditë më parë ndërkohë që thotë se është në gjendje të mirë dhe asimptomatik.

Ai thekson se do të mungojë edhe disa ditë në fushatë teksa zgjedhjet e 25 prillit janë afër.

 

STATUSI NGA MARK MARKU

 

 

Të dashur miq!

Para tre ditësh, pasi bëra tamponin dhe kontrollet mjekësore rutinë kam rezultuar pozitiv me Covid 19.

Ju falenderoj përzemërsisht për qindra mesazhet mbështetëse, që kam marrë prej jush këto ditë.

Jam në gjëndje të mirë shëndetësore, asimptomatik dhe, për t’ju ruajtur shëndetin kam munguar në takimet zgjedhore.

Do të mungoj edhe disa ditë, duke ndjekur këshillat e mjekëve të cilët gjej rastin t’i falenderoj për përkushtimin, profesionalizmin dhe mbështetjen e pakursyer njerëzore.