Gazetari Kosta Grillo është nisur ditën e sotme drejt Turqisë pas përkeqësimiti të gjendjes së tij.

Gazetari rezultoi pozitiv me Covid 5 ditë më pare dhe u kurua në një spital privat. Por ditën e sotme gjendja e tij u përkeqësua.

Lajmin e konfirmon kolegu i tij, gazetari Ervin Petraq Baku i cili me një postim në Facebook bën me dije se gjendja e gazetarit është e rëndë.

Mësohet se gazetari nuk ishte prekur më parë nga infeksioni dhe se para dy javësh ai ishte në delegacionin e Vllaznisë për ndeshjen kundër AEK Limasolit që u luajt në Qipro.

Artikulli paraprakSHIFRA TË LARTA NGA ‘DELTA’, MSH: 274 RASTE TË REJA DHE ASNJË HUMBJE JETE NË 24 ORËT E FUNDIT
Artikulli tjetërLIONEL MESSI TAKON SHOKËT E EKIPIT, YLLI I BOTËS KRYEN STËRVITJEN E PARË ME PSG-NË