Partia Popullore Europiane (PPE) ka vendosur të përfshijë Shqipërinë në agjendën e saj për misione verifikimi. Vendimi erdhi pas kërkesës së Kryetarit të PD, Sali Berisha, i cili kërkoi ndihmën e PPE-së dhe partive simotra gjatë fjalës së tij në asamblenë politike të PPE në Bruksel për të dërguar një mision faktmbledhës në vendin tonë. Sekretarja e Përgjithshme e PPE-së, Dolors Montserrat, deklaroi: “Vendosëm të bëjmë dy misione, një në Liban dhe një në Moldavi, por tani do ta vendosim si prioritet edhe Shqipërinë. Mendoj se është një ide e mirë kur na kërkoni diçka, ndaj do ta vendosim si një nga prioritetet dhe objektivat tona që të bëjmë një mision në Shqipëri.”

Në fjalën e tij, Berisha kërkoi zyrtarisht që PPE dhe partitë simotra të angazhohen në dërgimin e një misiomi faktmbledhës në Shqipëri. Berisha theksoi se ky mision ka rëndësi të madhe për Shqipërinë dhe Evropën: “Shqipëria është një eksportuese e madhe kriminaliteti, droge dhe emigrantësh.

“Ky mision do të kishte vlerë të madhe për të gjithë”, deklaroi ndër të tjera Berisha.

Artikulli paraprakMARTA KOS: RRUGËTIMI I KOSOVËS DREJT BE-SË VARET NGA DIALOGU ME SERBINË
Artikulli tjetërMEKSIKË/ PËRMBYSET AUTOBUSI, 11 TË VDEKUR DHE 17 TË PLAGOSUR NGA E NJËJTA FAMILJE