Ndoshta ndodh edhe për herë të parë, por sygjerimet e shoqatës resurset natyrore në zhvillim, jane marrë në konsideratë në projekt buxhetin e hartuar nga Bashkia e Shkodrës.

Kjo organizatë ka postuar në faqen e saj zyrtare edhe disa prej rekomandimeve te cilat jane bere pjese e projekt buxhetit të bashkisë Rekomandime per Bashkine Shkoder.

1.1. Komunitetet e Njesive Administrative kerkojne te plotesohen strukturat e njesive administrative me punonjes sipas organigramave te miratuara nga Ministria e Ceshtjeve Sociale ne vigjilje te krijimit te Bashkive te reja. 
1.2. Komunitetet rekomandojne qe grantet e pakushtezuara qe i vijne njesive te qeverisjes vendore per fryme popullsie (80% e grantit) ti shkojne njesive administrative sipas numrit te popullsise duke i krijuar mundesine te behen sherbime 1.4. Stafet e Njesive Administrative duan trajnim pasi nuk e njohin mire detyren dhe kompetencat sipas ligjit te ri organik.
1.5. Meqe aktiviteti ekonomik i Njesive Adminstrative ka lidhje me produktivitetin e tokes ne rekomandojme qe te financohen venia ne funksionim te kanaleve kulluese dhe vaditese. Ky rekomandim vjen nga komunitetet e fshatrave, Juban (Guri i ZI); Berdice (Berdice); Dajc (Dajc); Mes Myselim (Postrribe)
1.6. Reabilitimi i Kanaleve Kulluese te dyta e te treta ne fshatrat Velipoje (Velipoje); Boks, Dragoc, Kullaj (Postribe)
1.7. Reabilitimi i kanaleve te para dhe te dyta ne fshatin Berdice (Berdice)
1.10. Nje rekomandim te forte japim per permiresimin e rrugeve rurale pasi jane te nevojshme jo vetem per komunikim te perditshem te qytetareve , femijeve por edhe per qarkullimin e mallrave nga fusha ne tregjet e Qytetit dhe me gjere. Kjo kerkese vjen nga banoret e Postribes per rruget dytesore dhe rrugen Mullini i Dragocit.
1.11. Permbytjet jane kthyer nje makth per banoret e Dajcit dhe Ana e Malit, per pasoje rekomandojme marrjen e masave per permiresime te sistemit mbrojtes dhe kullues te tokave qe te trajtohen me perparesi ne buxhetin 2017.
1.12. Shkolla e Grudes se Re ne njesine Rrethina kerkon nje nderhyrje me buxhetin e viti 2017 si e tille kjo ka dale si kerkese prioritare nga komuniteti aty.
1.13. Po keshtu nga komuniteti i njesise qender kerkohet vemendje e shtuar sa i perket mbledhjes, grumbullimi te mbeturinave. Shtimi i numrit te kazaneve, larjes se rrugeve, pastrimit te kazaneve etj. Anetare te komunitetit mendojne se Bashkia i ka kapacitetet per nje gje te tille por duhet rritur supervizimi.

Artikulli paraprakFAMILJA QOSAJ, PREJ NJË MUAJI NË QIELL TË HAPUR
Artikulli tjetërPREFEKTI RADOVANI APEL BANORËVE : NDALNI GREVËN!