Vllaznia po përgatitet për përballjen e rradhës në kampionat ndaj Dinamos, një sfidë kjo që konsiderohet vendimtare për të ardhmen e objektivave të skuadrës shkodrane. Në prag të këtij takimi, mbrojtësi Erdenis Gurishta ka dalë para mediave, teksa ai e nisi konferencën për shtyp me një urim për të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit. Ndërkohë, zv/kapiteni i Vllaznisë theksoi rëndësinë e ndeshjes, duke e vlerësuar maksimalisht Dinamon. Gurishta, i cili rikthehet në fushën e blertë pas mungesës prej disa javësh, u shpreh i qartë për objektivin e ekipit, teksa tha se fitorja është e vetmja alternativë.

Në fjalët e tij, Gurishta tha se Vllaznia ka ekipin më të mirë në Shqipëri, pavarësisht se ndoshta shumëkush nuk e pranon.

Takimi ndaj Dinamos, i cili do të luhet pasditën e së shtunës në orën 18:00 në stadiumin “Loro Boriçi” pritet me interes, teksa Vllaznia synon të shfrytëzojë faktorin fushë për të marrë një rezultat pozitiv dhe për të vijuar garën për objektivat sezonalë.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakFESTIVALI I SHKENCËS NË LEZHË
Artikulli tjetërZBARDHET AXHENDA, NË FOKUS ZGJEDHJET BRENDA STRUKTURAVE DHE VENDORET NË 2027-ËN