Këtë të dielë kuqeblut do të përballet në transfertë ndaj ekipit të Apolonisë. Në prag të këtij takimi trajneri i kuqebluve Thomas Bradric shprehet se ekipi synon pikët maksimale në përballjen ndaj ekipit fierak.

Për ndeshjen e së dielës foli dhe futbollisti i kuqebluve brazilian Victor Da Silva, ku theksoi se përball çdo rivali, Vllaznia zbret në fushë me një qëlli të vetëm që është fitorja.

“Ne hyjmë në fushë për të fituar. Ky është mentaliteti ynë, përtej skuadrës që kemi përballë. Duhet të japim maksimumin tonë, 100% edhe pse nganjëherë nuk mjafton. Nese luajmë si të mërkurën, pak skuadra mund të na sfidojnë.

Sipas meje po, besoj që deri tani asnjë skuadër nuk na ka vënë në vështirësi të mëdha sa i përket lojës. Nëse jemi të dytët ka një motiv, luftojmë në cdo ndeshje dhe nëse kemi të njëjtën shpirt si të mërkurën, do të bëjmë dicka të rëndësishme për objektivin.”

Sfida Apolonia –Vllaznia do të luhet më 18 prill në orën 13.00 në Fier, takim i vlefshëm për javën e 28 të kampionatit shqiptar.