Futbollisti i Vllaznisë Dajan Shehi në prag të ndeshjes që kuqeblutë kanë me ekipin e Kastriotit beson se skuadra e tij do të arrijë një fitore ndaj krutanëve edhe pse nuk është aspak e lehtë.

Shehi thotë se beson se nesër do të jetë në fushën e lojës nga minuta e parë ndërsa ka besim se lojtarët e stolit për shkak të disa mungesa do të japin maksimumin për Vllazninë.
Fakti që Vllaznia kaloi në gjysmëfinale të Kupës është një sinjal pozitiv ndërsa tregon se objektivi është fitimi i këtij trofeu.

Vllaznia ndodhet në një moment jo edhe aq të mirë sa i përket ndeshjeve të kampionatit ndaj përballë Kastriotit kërkohet kthesa tek rezultatet pozitive edhe pse nuk do jetë aspak e lehtë përballë një ekipi si Kastrioti.

Artikulli paraprakGJOBA TEK VLLAZNIA, BRDARIÇ: PRESIONI DËMTON EKIPIN
Artikulli tjetërBARDH SPAHIA: 25 PRILLI JO DATË PËR RAMËN APO BASHËN, POR PËR ZGJEDHJEN PËR NDRYSHIM