Vllaznia është nisur drejt Bosnjes teksa do të përballet ndaj ekipit të Shiroki Brijeg, ndeshje e vlefshme për Konferencë League. Trajneri i Vllaznisë Thomas Brdariç shprehet se Vllaznia e meritoi rikthimin pas 10 vitesh në kompeticionet europiane dhe tregon se skuadra e tij do tregohet e kujdesshme për të arritur një rezultat pozitiv që në këtë përballje të parë.

Trajneri Brdariç thtoë se Vllaznia është gati për këtë përballje ndaj Shiroki Brijeg.

Objektiv i Vllaznisë është një fitore që në përballjen e parë ndaj boshnjakëve për ta patur sa më të lehtë kualifikimin në takimin e dytë.

Vllaznia zhvilloi përgatitjet e fundit në Shkodër dhe më pas u nis drejt Bosnjes për të qenë gati për ndeshjen e 8 korrikut ndaj Shiroki Brijeg.

Artikulli paraprakSHIROKI-VLLAZNIA, KAPITENI: DO KEMI PARAQITJE DINJITOZE
Artikulli tjetërNDRYSHIMI I RREGULLORES/ TËRHIQET KUVENDI: GAZETARËT DO TË JENË TË PRANISHËM NË KOMISIONE