Në prag të ndeshjes së rëndësishme që Vllaznia kryesuese ka me Laçin e vendit të tretë, trajneri i kuqebluve Thomas Brdariç thotë se Vllaznia është plot me energji për këtë përballje dhe se ekipi do të japë maksimumin për të siguruar një fitore për të mos lejuar laçianët që të ngushtojnë diferencën.

Mungesën e Krymit pas dënimit, tekniku Brdariç nuk e sheh si shumë të rëndësishme duke thënë se ka lojtarë të tjerë që do e zëvendësojnë.

Laçi është një prej dy ekipeve që e ka mundur Vllazninë kryesuese brenda në fushën e tyre. Këtë radhë do të jetë ndryshe shprehet trajneri Brdariç sepse Vllaznia ka mësuar nga ajo humbje.

Fakti që Vllaznia kryeson kampionatin bën që skuadra të ndjehet komode dhe të shohë përpara për të mbajtur këtë ritëm.

Vllaznia është në vend të parë me 9 pikë diferencë nga Partizani i vendit të dytë dhe 10 pikë nga Laçi i vendit të tretë, skuadër me të cilën do të përballet nesër.

Artikulli paraprakFERMERI: MË DUHEN SHTATË KUINTAL KONCENTRAT NË DITË
Artikulli tjetër“PJESËMARRJA NË ZGJEDHJE, MISION PATRIOTIK”, META THIRRJE SHQIPTARËVE: MERRNI PJESË NË REFERENDUMIN HISTORIK TË 25 PRILLIT. I GARANTOJ TË GJITHË SE…