
E ndërsa turizmi në bashkinë Shkodër është shtrirë gjatë 12 muajve të vitit, puna vazhdon në terren për evidentimin dhe zgjidhjen e problematikave të mbartura, kjo me synim mbarëvajtjen e sezonit sezonit veror, i cili pritet të ketë edhe një numër të lartë vizitorësh. Menaxhimi i mbetjeve vijon të jetë një sfidë ndaj kërkohet edhe bashkëpunimi si me bizneset ashtu edhe me qytetarët për zgjidhjen e kësaj problematike.
Aksionet të cilat kanë nisur në zonën e Shirokës priten të shtrihen edhe në zona të tjera turistike në bashkinë Shkdoër sic janë Velipoja dhe Thethi.
Pak ditë më parë bizneset iu përgjigjen pozitivisht thirjes së bashkisë Shkodër për pastrimin e brezit ranor në plazhin e Velipojës nga mbeturinat. Krahas pastrimit të territorit aksionet në pragë të sezonit veror po vijojnë edhe me lirimin e hapësirave publike.






