Dy të rinj shqiptarë u vunë në pranga e policisë italiane nën akuzën e trafikut të drogës. Fabian Gjergji, 28 vjeç dhe Klesti Qose trafikonin sasi të mëdha droge të llojit heroinë dhe marijuanë.

Operacioni i koduar “Kali i Zi”, që nisi me arrestimin e 8 personave, arriti të çonte pas hekurave dy shqiptarët që rezultuan të kishin udhëhequr transportimin dhe shpërndarjen e sasive të mëdha të substancës narkotike në periferi të Caserta-s. Dy shqiptarët merrnin drogë nga Ballkani dhe furnizonin tregun italian.

Një sasi e konsiderueshme heroine u gjet e fshehur në një lavatriçe të banesës së tyre.

Artikulli paraprakKRYEPROKURORI,’LIGJET’ NDËRPRESIN SEANCËN DËGJIMORE PËR 15 MINUTA
Artikulli tjetërBABË E BIR DHUNOJNË FIZIKISHT KUSHËRIRIN,ARRESTOHEN