Një 20-vjeçar me origjinë nga Somalia është arrestuar nga policia në Australi, pasi akuzohet se po planifikonte të bënte një sulm terrorist në Melbourne gjatë festimeve në natën e Vitit të Ri. Kjo akuzë pritet ta dënojë 20-vjeçarin me burg të përjetshëm.

Policia tha se personi kishte planifikuar që të qëllonte njerëzit me një armë automatike në një shesh në qendër të qytetit. Ai nuk kishte mbajtur më parë armë, përpara se të arrestohej në periferi të Melbourne. I dyshuari ka lindur në Australi dhe policia e kishte vëzhguar që nga Janari. Ai ka ndjekur një manual online të al-Qaeda për të organizuar sulme terroriste dhe ishte simpatizant i ISIS.

Somalezi ka pasur gjatë gjithë kësaj kohe lidhje edhe me ekstremistë të tjerë, por besohet se ka vepruar i vetëm në planifikimin e sulmit. Qendra e qytetit të Melbourne është shumë e vizituar natën e Vitit të Ri. Vitin e kaluar kanë qenë pothuajse 500,000 persona që e festuan ardhjen e 2017-s në sheshin kryesor të qytetit.

Artikulli paraprak105 VJETORI I PAVARËSISË/ URIMI I VEÇANTË I KRYEMINISTRIT NGA VLORA
Artikulli tjetërEDICIONI I VI-të I MARATONËS SË PAVARËSISË