Pranga biznesmenit ,iu kap kokainë

Pronair i një Lloto Sporti në Elbasan u arrestua nga Policia, pasi iu gjetën në banak 11 gr kokainë dhe peshorja elektronike. Arzen Dehari 46 vjeç, banues në Elbasa, u arrestua pas kontrolit që ushtroi Policia në lokalin e tij në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”. Kontrolli ishte nxitur nga informacione të marra në rrugë operative se në këtë ambient tregtohet dhe shitej drogë. Policia e Elbasanit tha se lënda narkotike dhe peshorja elektronike, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe dosja e Arzen Deharit, i kaloi Prokurorisë Pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPËRLESHEN ME THIKA ADOLESHENTËT NË HIMARË
Artikulli tjetërZBULOHET PUNISHTJA KU FALSIFIKOHEJ VAJI USHQIMOR, PRANGA TË DËNUARIT