Pranga dy shqiptarëve, kapet 28 vjeçari i dënuar në mungesë

Dy emigrantë shqiptarë janë arrestuar mbrëmjen e djeshme nga policia italiane. Bëhet fjalë për një 28 vjeçar në kërkim, i cili është ndaluar në Bianco dhe një 42-vjeçar, i cili ka thyer urdhrin e dëbimit nga Italia. 28-vjeçari ishte dënuar më herët me 3 vjet dhe 6 muaj burg për posedimin e mallrave të vjedhura. Dy shqiptarët kanë mburritur në Itali, me autobusë të ndarë, ku policia ka zbuluar se 42-vjecarit i ishte ndaluar hyrja në zonën Shengen nëpërmjet një urdhër ndalimi në janar 2015, ndërsa 28-vjeçari, në nëntor të vitit 2016, ishte dënuar në mungesë nga Gjykata e Perugias me 3 vjet e 6 muaj burg si dhe një gjobë prej 3000 euro për mallra të vjedhura dhe pastrim parash në qytetin Umbria. 42-vjeçari është vënë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore në pritje të gjykimit, ndërsa 28-vjeçari është dërguar në burgun e Brissogne.

Artikulli paraprakDY KUSHËRINJTË SHQIPTARË MBAJNË LIDHUR NË BODRUM ‘MYSAFIRIN’ E TYRE
Artikulli tjetërPRANGA NJË OFICERI POLICIE, NËN AKUZË PËR 3 VEPRA PENALE