Një 42 vjeçar që ushtronte dhunë mbi djalin e gruan, tashmë është vënë në pranga.

Shtetasi Dritan Xhafa nga fshati Kareç i Shijakut ka përfunduar në pranga, pasi rrihte rregullisht të birin e tij 13-vjeçar, e po ashtu edhe gruan. Ai u prangos dje pasdite, pasi kishte ushtruar dhunë mbi dy anëtarët e familjes së tij. Tashmë ai do të gjykohet për dhunë në familje. Dosja e tij i kaloi Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.