Në pranga 6 shqiptarë të Kosovës dhe 2 serb për trafik klandestinësh

 

Policia e Kosovës në bashkëveprim të ngushtë me policitë e Hungarisë, Kroacisë, Sllovenisë dhe Italisë dhe në përkrahje të EUROPOL-it, pas hetimeve intensive të kryera për disa muaj, lidhur me veprimtarinë kriminale të një grupi mirë të organizuar, ka arrestuar tetë persona, nën dyshimin e bazuar për ‘krim të organizuar-kontrabandim me migrantë’. Ky grup kriminal kontrabandonte migrantë kosovarë të moshës së mitur, destinacion i të cilëve ishte më së tepërmi Italia. Janë evidentuar 35 persona të cilët ishin viktima të këtij grupi. Për një person të kontrabanduar fitonin nga 3000-3500 euro. Për të kryer këtë veprimtari të dyshuarit nga qytetet e Kosovës përmes Serbisë, Hungarisë, Sllovenisë deri në Itali, zakonisht shfrytëzoheshin veturat e tyre ose edhe lidhje tjera si taxi dhe autobus. Bazuar në urdhëresën e gjykatës kompetente, me datën 27 tetor Pejë, Gjakovë dhe Gjilan, (në tetë lokacione), është realizuar operacioni policor, i koduar me emrin “KAPO”, i cili ka rezultuar me sukses. Ky operacion është udhëhequr nga Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar, për herë të parë me prezencën e dy zyrtarëve nga EUROPOL-i dhe një zyrtari të Policisë hungareze. Policia njofton se janë arrestuar këta persona: L. H. lindur me 1966, R. H. lindur me 1970 , F. H. lindur me 1974 , L. H. lindur me 1999,  S. K. lindur me 1969 ,A. P. lindur me 1957 , V. R. lindur me 1975 m/s/Serbisë · E. A. lindur me 1961 m/s/Serbisë .Ndërsa janë sekuestruar si prova materiale: 4 (katër) vetura 12 (dymbëdhjetë) telefona celularë 6600 (gjashtëmijë e gjashtëqind) euro para kesh, 1 (një) revole, 2 (dy) granata dore 82 (tetëdhjetë e dy) fishekë 1703 (njëmijë e shtatëqind e tre) gramë marihuanë Policia e Kosovës me 10 nëntor ka dërguar dy zyrtarë nga Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar në Hagë, me qëllim të konkludimit të operacionit./Kosova Press/

Artikulli paraprakPD PROTESTE PERPARA POLICISE,TE LIROHEN TREGTARET
Artikulli tjetërKAPET ME 10 KG DROGE NE MAKINE,ARRESTOHET SHQIPTARI