Një inspektor i tatimor është vënë në pranga pasi akuzohet se ka kërkuar 200 mijë lekë, nga një qytetar nga Lushnja.

Burime nga policia thanë se, nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit u arrestua në flagrancë shtetasi Klodjan Pjeshka, 34 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Inspektor i Drejtorisë Rajonale të Hetimit Tatimor,

pasi më datë 8 mars 2018, rreth orës 14:00, në Rrogozhinë, duke shpërdoruar detyrën, për mosndëshkimin me gjobë, dyshohet se i ka kërkuar 20.000 lekë të reja, shtetasit K. V., 56 vjeç, banues në Lushnje.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të Klodjan Pjeshkës, për veprat penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

Artikulli paraprakGODITET GRUPI I DROGËS, SEKUESTROHEN 5.5 KG HEROINË, 4 TË ARRESTUAR
Artikulli tjetërRINAS, ITALIANIT I GJENDET NË VALIXHE NJË KARIKATOR KALLASHNIKOVI