Një 42-vjeçar është vënë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma. Burime zyrtare nga Policia e Lezhës kanë bërë të ditur se është vënë në pranga Danjel (Artan) Lleshi, 42 vjeç, banues në Kurbin.

Ky person rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma. Autoritetet Gjyqësore Italiane kanë lëshuar ndaj tij urdhër arresti të Gjykatës Firenze- Itali për kryerjen e veprave penale, “shfrytëzim Prostitucioni”, “migracion i paligjshëm” dhe “vjedhje”, parashikuar nga nenet përkatëse të Kodit Penal Italian.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Kurbinit për veprime të mëtejshme.