Itali – Shfrytëzoi festën e Halloween për të vjedhur, pranga 21 vjeçarit shqiptar

Një 21 vjeçar shqiptar u arrestua në Ankona pasi u kap me disa sende të vjedhur në një parti për festën e Halloween. I riu me precedentë të shumtë penalë në fushën e grabitjeve, kishte shkuar mbrëmjen e së dielës në një festë të organizuar nga disa nxënës, pa e ditur këta të fundit. Në momentin që një nxënës shkoi në tualet, 21 vjeçari i vodhi atij telefonin smartphone, duke e sulmuar fizikisht. Menjëherë pas kësaj, nxënësi telefonoi policinë në Ankona, e cila u vu menjëherë në gjurmët e kriminelit shqiptar. Pasi e ndoqi jo shumë larg vendit ku zhvillohej festa, 21 vjeçari u përpoq të zhdukte telefonin e vjedhur, por më vonë u detyrua të pranonte akuzat e ngritura. Ndërkohë, atij i është gjetur edhe një xhaketë e vjedhur nga një vajzë në festë, e cila nuk kishte kuptuar se i ishte grabitur. I riu është marrë në pyetje dhe ka përfunduar në burg. Sendet e vjedhura i janë kthyer pronarëve.

Artikulli paraprakKAPEN 10.6KG MARIHUANE NE KUFIRIN MES SHQIPERISE DHE GREQISE
Artikulli tjetërNE BRITANI DO TE KETE SULME TERRORISTE,ALARMI NGA KREU I MIS