
Prania Besnike” ka vijuar edhe në Shkodër, me takimin e drejtuesve të Partisë Socialiste me qytetarët, ku në fokus kanë qenë problematikat dhe shqetësimet e komunitetit.
Takimi u zhvillua të premten, në ambientet e “Golden Palace”, me drejtuesin politik të PS-së për Shkodrën, Enea Karakaçi. Të pranishëm ishin gjithashtu deputetët Xhenis Çela dhe Onid Bejleri, si dhe dy bashkëkryetarët e Partisë Socialiste në Shkodër.
Qëllim kryesor i takimit ishin dëgjesat me qytetarët, të cilët patën mundësinë të paraqesin problematikat që hasin në përditshmëri dhe çështjet për të cilat kërkojnë zgjidhje.
“Prania Besnike” është një nismë e shtrirë në të gjithë vendin, përmes së cilës strukturat e Partisë Socialiste zhvillojnë takime të drejtpërdrejta me qytetarët, duke mbledhur shqetësimet dhe problematikat e komuniteteve në terren.
Takimi në Shkodër u fokusua pikërisht te ky komunikim i drejtpërdrejtë, me synimin për të dëgjuar qytetarët dhe për të evidentuar çështjet që kërkojnë ndërhyrje dhe zgjidhje.


