Në një video të publikuar në rrjetet sociale, krteministri Rama ka zbardhur pjesë nga bashkëbisedimet e zhvilluara gjatë takimit të djeshëm mbi ecurinë e nismës “Prania Besnike”, një proces që vijon çdo të premte në orën 17:00 në të gjithë territorin e vendit.

Gjatë takimit, përfaqësues të qeverisë dhe deputetë raportuan mbi ecurinë e procesit, numrin e ankesave të mbledhura dhe problematikat e evidentuara në qarqe të ndryshme. Në fokus ishte edhe mënyra se si ankesat po përcillen pranë institucioneve përgjegjëse dhe hapat për zgjidhjen e tyre.

Sipas raportimeve të bëra gjatë takimit, në javën e dytë numri i dëgjesave është rritur ndjeshëm, duke kaluar nga 80 në javën e parë në 149. Ndërkohë, në total janë evidentuar qindra ankesa në qarqe të ndryshme, kryesisht të natyrës individuale, ndërsa drejtuesit theksuan nevojën për t’u dhënë përparësi rasteve që kërkojnë zgjidhje konkrete.

Gjatë diskutimit u raportua gjithashtu se sistemi i përcjelljes së ankesave tashmë është funksional dhe komunikimet elektronike janë dërguar pranë institucioneve përkatëse. Një tjetër pikë e ngritur ishte nevoja për kategorizimin e problematikave të ngjashme dhe përcaktimin e prioriteteve për trajtimin e tyre.

Në takimin e djeshëm u raportua edhe për pjesëmarrjen në dëgjesa, ku sipas drejtuesve, interesi i qytetarëve është rritur nga java në javë, si për çështjet individuale, ashtu edhe për problematikat që lidhen me komunitetet.

Në përfundim, kryeministri Edi Rama theksoi se qëllimi i nismës nuk është vetëm mbledhja dhe përcjellja e ankesave, por vijimi i procesit sipas objektivave dhe planeve të përcaktuara, me synimin që mekanizmi të funksionojë në mënyrë sa më efikase

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakVRANËSIRA DHE RESHJE TË DOBËTA NË VERILINDJE E LINDJE, JA MOTI PËR DITËN E SOTME
Artikulli tjetërÇMIMET REKORD TË KARBURANTIT TRONDITIN BE-NË, RRITEN THIRRJET PËR TAKSË MBI FITIMET E KOMPANIVE TË ENERGJISË