Stina e pranverës ka rritur numrin e vizitorëve dhe turistëve në qytetin e Lezhës. Interesi më i lartë është për vendvarrimin e Gjergj Kastrioti.Përgjegjësi i trashëgimisë kulturore në Bashkinë Lezhë, Paulin Zefi, thotë se që prej fillimit të muajit prill, ky aset historik vizitohet nga rreth 200 persona në ditë, ku pjesa më e madhe e tyre janë studentë dhe nxënës shkollash nga të gjitha trevat shqiptare, të cilët bëjnë praktika mësimore dhe ekspedita.
Pritshmëritë pozitive janë edhe për sezonin veror, ku numri i turistëve të huaj është gjithnjë në rritje.
Vizitorët thonë se memoriali i Gjergj Kastriotit është një mundësi më shumë për të mësuar rreth historisë së Skënderbeut dhe kombit shqiptar.
Promovimi i vazhdueshëm i Lezhës me të gjithë resurset që ofron dhe përmirësimi i shërbimeve po sjell gjithnjë e më shumë rritje të numrit të vizitorëve dhe turistëve.

Artikulli paraprakGJYSËM SHEKULLI NË ZANAT, HISTORIA E KRISTINA NDOCIT
Artikulli tjetërTË RINJTË PASTROJNË BREGUN E LIQENIT NË SHIROKË