
“Në çdo pasqyrë na sheh mëkati”, libri më i fundit I shkrimtarit, publicistit e poetit Preç Zogaj u prezantua në Lezhë, vendlindjen e autorit. Ky botim voluminoz i cili përmbledh dyzet vjet krijimtari poetike të Preç Zogajt ku flet edhe për Lezhën, bëri bashkë lexues, poet, shkrimtar dhe autoritete lokale të cilët vlerësuan maksimalisht atë çfarë përcjell autori në krijimtarinë e tij potike.
Në këtë liber janë përmbledhur poezitë më të mira të të gjitha botimeve të tij ndër vite thotë autori Preç Zogaj.
Mes 11 vëllimeve të shkruara në këto katër dekada, Preç Zogaj përzgjedh poezitë më domethënëse për gruan, miqtë, poetët e preferuar, për Lezhën, për vdekjen, për nënën e tema të tjera të pakohë, duke provokuar përmes fjalës një kolorit emocionesh, përfytyrimesh e mendimesh.