Prefekti Paulin Radovani i ka kthyer përgjigje kryetares së bashkisë Shkodër Voltana Ademi lidhur me fondin e borxheve që vijnë si detyrime të ish-komunave ndaj të tretëve të miratuara nga këshilli bashkiak duke thënë se duhej të ishin klasifikuar.

Prefekti Radovani tha se nuk duhet që të likujdohen menjëherë borxhet. Çështja e borxheve për të tretët që kanë lënë ish-komunat është një debat që është zhvilluar në distancë mes kryetares së bashkisë Shkodër Voltana Ademi dhe prefektit Paulin Radovani.