Deputët dhe këshilltarët e bashkiak janë mbledhur në orët e pasdites të së mërkurës në zyrën e kryebashkiakes Voltana Ademi për të diskutuar lidhur me situatën e përmbytjeve. Pasi të pranishmit diskutuan për më shumë se një orë për gjendjen e rënduar , ata iu drejtuan prefekturës së Shkodrës për tu takuar me titullarin e këtij institucioni Cesk Millja.

Ky i fundit bëri një veprim aspak të hijshëm duke pritur në zyrë vetëm deputetët ndërsa këshilltarëve iu mbylli derën. Kjo irritoi kryebashkiaken Voltana Ademi e cila u solidarizua me këshilltaret .

Në dalje deputetët Gurakuqi dhe Spahia u shprehën se kërkësa për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme nuk i është pranuar nga prefekti.

Qëndrimi pas derës ka irrituar këshilltarët të cilët shfaqen habi nga sjellja e prefektit
Megjithatë deputetët paralajmeruan nje seri levizjesh politike, ne sherbim te gjetjes se zgjedhjes me te mire te mundshme per banoret e permbytur.