
Prefekti i Qarkut Shkodër Paulin Radovani ka parë nga afër argjinaturën e fshatit Darragjat në njësinë Dajç e cila rrezikon të humbasë nën ujë duke thënë se duhet ndërhyrje e menjëhershme.
Administratori i Dajçit Gjovalin Darragjati shprehet se 100 banesa rrezikojnë të përmbyten atje. Në rast se nuk ndërhyhet në argjinaturën e Darragjatit atëherë rreth 400 banorë mund të përmbyten nga rrjedha e lumit Bunë.


