
Bashkia Shkodër është “kryqëzuar” nga prefekti Paulin Radovani për ndryshimet në paketën fiskale që dështoi të miratohet në këshillin bashkiak
Sipas prefektit e majta nuk bllokoi paketën fiskale siç pretendon PD por sipas tij ajo paketë nuk ishte gjë tjetër veçse një budallallëk i së djathtës. Prefekti i Qarkut Shkodër Paulin Radovani ka kritikuar ashpër ndryshimet e paketës fiskale të 2016-ës që solli debate në këshillin bashkiak dhe që dështoi të miratohej. Për prefekti e pastudiuar është edhe taksa për ujërat e bardha që kërkohej. Në cilësinë edhe të eksponentit të LSI prefekti Radovani iu kundërpërgjigj deklaratës së PD-së duke thënë se nuk është bllokim i së majtës për paketën fiskale por budallallëk i së djathtës.Prefekti Radovani tha se edhe nëse miratohet në një mbledhje tjetër, nuk do ta firmosë paketën fiskale nëse vjen në këtë mënyrë duke kërkuar më shumë seriozitet nga bashkia Shkodër.






