Çështja e tokave kryesisht për banorët e Malësisë së Madhe por edhe pjesë të tjera të qarkut Shkodër tashmë nuk mbetet vetëm në deklarata.

Ditët e fundit prefektura e Shkodrës kë përgatitur një shkresë zyrtare dhe ja ka dërguar kryeministrit Edi Rama, zëvendëskryeministrit Niko Pelshi, ministrit të bujqësisë Edmond Panariti dhe për dijeni kryeparlamentarit Ilir Meta dhe ministrit të drejtësisë Ylli Manjani. Lënda e kësaj shkrese zyrtare është “mbi pronësinë e tokës bujqësore në zonat krodinore dhe malore ku nuk ka vepruar ligji 7501 dhe toka përdoret në kufijt e vjetër. Tashmë kjo çështje e ngritur kohët e fundit nga prefekti i qarkut Shkodër Paulin Radovani pasi ka marrë parimisht dakordsinë e kryeministrit Rama dhe ministrit të bujqësisë Edmond Panariti është pranë një zgjidhje përfundimtare. Nga sa mësohet një ditë më parë prefekti Paulin Radovani ka zhvilluar një takim të gjatë me zëvendëskryeministrin Niko Pelshi. Në këtë takim numri 2 i qeverisë ka dhënë mbështetjen e tij për të gjetur një zgjidhje përfundimatare për tokat në Malësinë e Madhe ku nuk ka vepruar ligji 7501 dhe toka vijon të përdoret me kufijt e vjetër. Tashmë dhënia e çertefikatave të pronësisë për ata banorë është shumë afër. Këto dy vitet e fundit banorët e Malësisë së Madhe por edhe zona të tjera të qarkut që nuk kanë patur çertefikatën e pronësisë janë dëmtuar ndjeshëm pasi nuk kanë mundur që të përfitojnë subvencionet që jep qeveria pas reformave të reja që ndërmori ekzekutivi i drejtuar nga kryeministri Rama. Natyrisht që kjo zgjidhje është në ato zona dhe toka ku nuk ka konflikte dhe përçarje mes vetë familjeve apo fiseve që posedojnë një tokë por shërben për ata të cilët që nuk kanë probleme dhe ku ligji 7501 nuk është përzier apo vënë në përdorim dhe toka përdoret ende me kufijt e vjetër. Dhënia e çertefikatës së pronësisë dhe ky konvergim ligjor i jep fund njëherë e mirë pas 25 vitesh çështjes së tokave duke bërë që fermerët të përfitojnë nga subvencionet e shtetit.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHKODËR, POLICIA E RENDIT VIJON AKSIONET NDAJ KUNDRAVAJTËSVE
Artikulli tjetërRIKTHIMI NË IDENTITET I PEDONALES SË MOLOS NË SHKODËR