RADOVANI REPLIKON ME KRYEKOMUNARIN GJURAJ PËR ZGJEDHJET DHE PD-në. Afrimi i zgjedhjeve lokale të 21 qershorit ka ndezur motorët e Partive Politike.

Në takimin e komunës Dajç kryekomunari Arben Gjuraj, pjesë e Partisë Demokratike dhe prefekti Paulin Radovani pjesë e LSI-së lëshuan batuta. Gjuraj u shpreh se prefekti do vijë të kërkojë vota për Bashkinë e re të Shkodrës ku Dajçi bën pjesë ndërsa Radovani iu përgjigj duke thënë se do ta kishte drejtuar ndryshe atë Bashki. Këto batuta nuk janë asgjë tjetër veçse tregojnë se lufta për Bashkinë Shkodër në zgjedhjet lokale të 21 qershorit do të jetë shumë e fortë.

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”https://www.youtube.com/embed/T4jH7-LZtJo” frameborder=”0″ allowfullscreen ]