RADOVANI I URON SUKSESE ADEMIT DHE ANËTARËVE NË KËSHILLIN BASHKIAK. “Nuk kam informacion për rrotacion drejtorësh në Shkodër qoftë në radhët e PS por edhe të LSI”. Kjo është përgjigja e prefektit të Qarkut Shkodër Paulin Radovani. Teksa përflitet se pas humbjes së kandidates së koalicionit të majtë prefekti Radovani thotë se nuk ka asnjë sinjal për shkarkim drejtorësh.

Prefekti kërkon që administrate pas procesit të zgjedhjeve vendore t’i rikthehet punës dhe normalitetit. Radovani nuk harron të urojë fituesit, kryetaren e re që do drejtojë Bashkinë Voltana Ademi dhe 51 anëtarët që do jenë pjesë e këshillit të ri bashkiak. Pavarësisht se prefekti deklaron se nuk ka informacion në disa prej drejtorive rajonale të Shkodrës mund të ketë ndryshime e madje këto ditë pritet që në Shkodër të vijë edhe kryeministri Edi Rama për të mësuar arsyet e humbjes dhe përgjegjësit.

Artikulli paraprakKOMPLETOHET NDRIÇIMI NË UNAZËN LINDORE
Artikulli tjetërBASHA MBLEDH GRUPIN PARLAMENTAR: ZGJEDHJET U DHUNUAN