Prefekti i Qarkut Shkodër Paulin Radovani i ka kthyer sërish përgjigje kryetares së bashkisë Shkodër Voltana Ademi

duke thënë se bashkia ka një borxh ndaj landfillit të Bushatit dhe mohimi që i bën kryebashkiakja këtij borxhi sipas prefektit nuk është i saktë. I pyetur edhe për përgjigjen që kryebashkiakja Ademi i dha prefektit për rrugët kryesisht në zonat malore ku mungojnë tabelat informuese për firmat që mirëmbajnë rrugën, prefekti tha se kjo është përgjegjësi e bashkisë sepse ka bërë 3 tendera në zonat malore. Duket se debati mes prefektit Radovani dhe kryebashkiakes do vijojë në largësi duke mos gjetur një dakordësi as për mbetjet por as për çështjen e rrugëve.