Prefekt i Qarkut Shkodër Paulin Radovani kërkon që sa më shpejt kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi të bëjë emërimin e administratorëve të njësive vendore.

Edhe pse është e drejtë e kryebashkiakes Ademi emërimi i administratorëve në njësitë që ende nuk janë emëruar, prefekti Radovani thotë se edhe institucioni prefekturës duhet që t’i dijë emrat në rast të emergjencave sidomos në zonat malore. Deri në këto moment janë emëruar vetëm 4 administrator në njësitë administrative të Dajçit, Bërdicës, Ana Malit dhe Postribës ndërkohë që janë edhe 6 njësi të tjera nga pritet emërimi i administratorëve.