
Prefektja e qarkur Shkodër Majlinda Angomi përmes një postimi në rrjetin social Facebook u është drejtuar qytetarëve të qarkut Shkodër që të kenë kujdes me lëvizjes gjatë natës së sotme, ndërsa në aksin rrugor Beltojë-Shkodër, tek Harku i Bërdicës ka prezencë të Forcave të Armatosura që po ndihmojnë banorët në kalimin e rrugës.
POSTIMI I PLOTË
U drejtohem qytetarëve #QarkuShkodër që të kenë kujdes me lëvizjes gjatë natës së sotme, ndërsa në aksin rrugor Beltojë-Shkodër, tek Harku i Bërdicës ka prezencë të Forcave të Armatosura që po ndihmojnë banorët në kalimin e rrugës dhe qarkullimi me mjete të ulëta është i pamundur.
Qarkullimi mjeteve në rrugën kryesore do devijojë nga Varrezat e Dëshmorëve.
Strukturat e qarkullimit rrugor po marrin masa për devijimin e përdoruesve të mjeteve vetem në segmentin dytesor Shkodër- Vau Dejes- Bushat.






