Ura e Bunës pritet që shumë shpejt ti nënshtrohet rikonstruksionit të saj. Një fakt i tillë është bërë I ditur nga vetë Prefektja e Qarkut të Shkodrës, Majlinda Angoni e cila është shprehur se një grup ekspertësh të Ministrisë së Mbrojtjes kanë qënë në Shkodër të parë nga afër gjëndjen e urës së Bunës.

Pjese e inspektimit me ekspertët e Ministrisë së Mbrotjes, ka qënë edhe Drejtoresha e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Shkodër Besara Podgorica.

Ura e Bunës një monument kulture në Shkodër ka pasur dëmtime në një këmbë të saj si dhe në pjesën e shtresës së dërrasave të cilat janë kthyer në problem shqetësues për banorët që frekuentojnë këtë zonë.

 

Artikulli paraprakRRITET ÇMIMI, QYTETARËT: NGROHJA ME DRU E PAMUNDUR
Artikulli tjetërVOTIMI NË PARLAMENT PËR QEVERINË E MALIT TË ZI, FLET ABAZOVIÇ: PRES SHPJEGIME PSE ERDHI INICIATIVA PËR RRËZIMIN TIM