Prefektja e Qarkut Shkodër, Majlinda Angoni, ka dhënë një përditësim mbi situatën e zjarreve në territorin e qarkut gjatë 24 orëve të fundit, duke bërë me dije se situata është qetësuar dhe aktualisht është plotësisht nën kontroll në të gjitha bashkitë.

Përditësim mbi situatën e zjarreve në Qarkun Shkodër
Në vijim të angazhimit të vazhdueshëm për monitorimin dhe menaxhimin e situatave të emergjencave civile, ju përcjelll një përmbledhje të situatës së zjarreve në territorin e #QarkuShkoder gjatë 24 orëve të fundit.
🌧️ Falë kushteve atmosferike më të favorshme, me rënie të lehtë të temperaturave dhe reshje të lokalizuara shiu, si dhe ndërhyrjes së shpejtë e të koordinuar të strukturave përgjegjëse, situata paraqitet aktualisht e qetë dhe plotësisht nën kontroll në të gjitha bashkitë e qarkut.
🟢 Gjendja sipas bashkive:
🔹 Bashkia Shkodër
Pas një vatre aktive në zonën e Pentarit gjatë natës, zjarri është neutralizuar rreth orës 05:00 të mëngjesit ndërkohë aktualisht, nuk ka vatra zjarri aktive dhe situata mbetet e qëndrueshme.
🔹 Bashkia Malësi e Madhe
Mbrëmjen e djeshme janë raportuar tre vatra zjarri në Delaj dhe Rraz-Vesht (Nj.A. Kastrat), Gruemirë-Çezmë (Nj.A. Gruemirë), Kamicë (Nj.A. Qendër). Zjarret u shuan me sukses rreth orës 03:00 pas mesnate, falë angazhimit të strukturave vendore dhe forcave zjarrfikëse dhe nuk janë regjistruar dëme në banesa apo prona private.
Lidhur me territorin në Bashkitë , Fushë-Arrëz, Vau Dejës Pukë nuk janë raportuar incidente apo vatra zjarri gjatë 24 orëve të fundit. Situata është e qetë dhe nuk ka pasur asnjë raportim për emergjenca.
✅ Të gjitha strukturat e angazhuara mbeten në gatishmëri të plotë dhe po vijojnë monitorimin intensiv të territorit, me qëllim reagimin në kohë reale ndaj çdo rreziku të mundshëm që mund të paraqitet.

Artikulli paraprak61 VJEÇARI DENONCON LARGIMIN NGA BANESA TË VAJZËS DHE MBESËS
Artikulli tjetërNJIHUNI ME PARASHIKIMIN E MOTIT PËR KËTË TË HËNË