Prefektja e Qarkut Shkodër Majlinda Angoni i është përgjigjur kryetares së bashkisë Shkodër Voltana Ademi lidhur me pretendimet e kësaj të fundit se mungon ushqimi për bagëtitë në zonat e përmbytura.

Prefektja Angoni deklaroi se është detyrë e bashkive që gjatë gjithë këtyre ditëve kur nuk ka patur reshje shiu dhe tërheqje të ujit por edhe më përpara kur dihej se do të kishte një situatë të tillë të merrte masat për mbrojtjen e ushqimit për bagëtitë ndërsa deklaroi se ministria e bujqësisë ka dërguar koncentrat për gjënë e gjallë.

Prefektja Angoni u shpreh se pavarësisht se këto ditë priten sërish reshje të dendura shiu, situata në kaskadën e lumit Drin po mirëmenaxhohet dhe shkarkimet janë të papërfillshme sa i përket ndikimit në zonat e përmbytura.

Sa i përket dëmshpërmblimeve në zonat e përmbtyrua Prefektja Angoni u shpreh se pasi uji të tërhiqet plotësisht do të bëhen edhe vlerësimet përkatëse ndërsa për momentin vëmendja është e përqëndruar tek menaxhimi i prurjeve të ujit.

Artikulli paraprakGOLEM, BANORËT KËRKOJNË HAPJEN E NJË RRUGE DYTËSORE
Artikulli tjetërVLLAZNIA, DUNGA TRANSFEROHET PËR 70 MIJË EURO NË JAPONI