“Star Plus” ka arritur që të sigurojë një listë të punonjësve të prefekturës së Qarkut Shkodër por edhe disa prej institucioneve të varësisë. Në atë listë në bazë të të punësuarve mbi 70% e tyre i përkasin Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Duke filluar nga prefekti Paulin Radovani dhe të tjerët më pas rezulton se në 94 të punësuar në total 71 prej tyre janë anëtarë ose simpatizant të LSI. Shumë prej tyre më parë i kanë përkitur forcave të tjera politike por mbase për të qenë në sigurtë në vendin e punës kanë pranuar që të antarsohen tek Lëvizja Socialiste për Integrim. Në 94 të punësuar në total që i përkasin prefekturës së Shkodrës, nënprefekturës së Malësisë së Madhe dhe Pukës, partia socialiste e Shkodrës ka vetëm 7 persona. Në atë listë domethënëse 16 të tjerë që vijojnë punën janë bosh, pra nuk kanë një përkatësi politike çka do të thotë se mund të jenë pjesë e PD ose partive të tjera të vogla qoftë koalicion me të majtën edhe pjesë e partive të vogla të opozitës. Punësimi mbi 70% i antarëve të LSI thyen plotësisht dhe nuk respekton aspak marrëveshjen që kjo forcë politike ka me partinë socialiste që sëbashku bashkëqeverisin vendin prej thuajse 2 vitesh e gjysëm. Në bazë të marrëveshjes së nënshkruar për punësimet në institucione 70% duhet që të jenë nga radhët e PS dhe 30% të LSI. Në Shkodër kjo marrëveshje qartazi nuk është zbatuar dhe nuk është marrë parasysh. Lëvizja Socialiste për Integrim ka parakaluar prej kohësh madje konsiderueshëm duke i lënë shumë pak PS-së. Nuk është vetëm prefektura sepse edhe shumë insitucione të tjera përjashto drejtuesit e tyre, pjesa tjetër e të punësuarve në pjesën më të madhe i përkasin LSI dhe shumë më pak PS. Në fakt kjo është qartazi e kuptueshme dhe tashmë nuk është më një secret sepse vetë socialistët në mbledhjet që kanë zhvilluar kanë shfaqur këtë shqetësim për përparësinë dhe pushtetin e fuqishëm që LSI ka në Shkodër duke krijuar shumë pakënaqësi tek anëtarët e PS por edhe disa prej figurave kryesore të kësaj partie.

Artikulli paraprakOBAMA: TURQIA, KA TË DREJTË TË MBROJË TERRITORIN E SAJ
Artikulli tjetërOSHEE NUK KURSEN AS TË VERBËRIT, JAKU: JETOJ MES VARFËRISË