Mes mesazheve ngushëlluese nga e gjithë bota nuk kanë munguar as ushtarët ukrainas të cilët i kanë dedikuar homazhe Mbretëreshës së ndjerë, Elizabeth II , në bombat e destinuara për armiqtë rusë.

Fotot e municioneve të rreshtuara në rreshta, gati për t’u hedhur në drejtim të pushtuesve të Vladimir Putinit përmbanin mesazhe në anglisht dhe në gjuhën ukrainase.

“Mbretëresha Elizabeth II RIP” është shkrimi në anën e një prej predhave të gjelbra model ‘Kaki’.

Një foto tjetër tregonte më shumë nga të njëjtat municione, por këtë herë mesazhet ishin të shkruara në gjuhën ukrainase. Një nga mesazhet thoshte: “Lavdi mbretëreshës”, ndërsa një tjetër thoshte thjesht “Elizabeth”.

Imazhet u postuan në Twitter nga një përdorues, profili i të cilit e përshkruante veten si një ushtar ukrainas në Brigadën e Sulmit Ajror të Kievit.

“Mirënjohje dhe respekt i sinqertë i artilerisë ukrainase për lideren e shquar të një kombi të madh”, ka shkruar ai, teksa ka postuar fotot e bombave në rrjetin social.